“Gjykatat e Apelit në kolaps”, Konstitucionalisti: Kujdes të drejtat e njeriut

Shqipëria

“Gjykatat e Apelit në kolaps”, Konstitucionalisti: Kujdes të drejtat e njeriut

Më: 12 janar 2026 Në ora: 21:49
Konstitucionalisti, Jordan Daci

Konstitucionalisti, Jordan Daci i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin e drejtësisë teksa ka listuar disa nga problematikat që ka lidhur me funksionimin. Daci shprehet se sistemi i drejtësisë tonë ka probleme të rënda funksionimi.

Ai u shpreh se ka nevojë të rritjes së cilësisë së mbrojtës së të drejtave të njeriut.

“Pa dyshim ka nevojë të rritjes së cilësisë së mbrojtës së të drejtave të personave ne hetim, të të gjykuarve apo të pandehurve. Dëshira për të patur rezultat kundër krimit nuk duhet të na çojë në kapitullim të të drejtave të njeriut. Për mua gjithë kuptimi i shtetit, laj thaj pikërisht i këtyre të drejtave është.

Në këtë aspekt ka nevojë për një rikthim të kujdesit të shtuar sepse për mendimin tim nuk janë në nivelin e duhur. Problemi më i madh i sistemit tonë të drejtësisë janë dy Gjykatat e Apelit që janë në kolaps të plotë.

Në gjykatën e Apelit Tiranë nuk ka ambiente, gjyqtaret nuk kanë ku të punojnë  e kanë të pamundur të arsyetojnë numrin e madh qe kanë. Edhe sikur ti çosh nesër nuk ke ti futësh se s’ka salla gjykimi nuk ka zyra. Numri i çështjeve rritet në kulm.

Nuk është cilësore vende vende, se pa dyshim ka edhe drejtësi cilësore. Gjykata e Lartë ka pësuar një përmirësim të dukshme të standardit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat