“Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë”- Ervin Salianji thirrje për protestë

Shqipëria

“Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë”- Ervin Salianji thirrje për protestë

Më: 13 janar 2026 Në ora: 10:47
Ervin Salianji

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.

“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!

Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat