ARRSH: Rruga Qafë Thore-Theth e bllokuar nga ortekët, ndalohet qarkullimi

Shqipëria

ARRSH: Rruga Qafë Thore-Theth e bllokuar nga ortekët, ndalohet qarkullimi

Më: 14 janar 2026 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Shkodër – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot, 14 janar, se aksi Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve pranë tuneleve panoramike, rreth kilometrit 5.5 të rrugës.

Sipas njoftimit zyrtar, për arsye sigurie, qarkullimi është ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Ndërkohë, ekipet e mirëmbajtjes po punojnë në afërsi të segmentit të rrezikuar për largimin e ortekëve të vegjël dhe zgjerimin e pjesës kaluese, si punë përgatitore për ndërhyrjen në zonën e bllokuar.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme mbi situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat