Aksident në Durrës, i moshuari transportohet në spital pasi u përplas nga një 20-vjeçar

Shqipëria

Aksident në Durrës, i moshuari transportohet në spital pasi u përplas nga një 20-vjeçar

Më: 15 janar 2026 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj” në Durrës, një aksident ka ndodhur mes një automjeti dhe një këmbësori.

Automjeti, me drejtues shtetasin E. L., 20 vjeç, ka goditur këmbësorin shtetasin Y. K., 69 vjeç.

Si pasojë e goditjes, 69-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ka qenë i detyruar të marri ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, ku ndodhet aktualisht.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit, ndërkohë që vazhdon hetimi për të sqaruar detajet e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat