“Gënjeshtra udhëton shpejt”, videomesazhi i Ballës në rrjetet sociale: E vërteta mbërrin gjithmonë

Shqipëria

“Gënjeshtra udhëton shpejt”, videomesazhi i Ballës në rrjetet sociale: E vërteta mbërrin gjithmonë

Më: 17 janar 2026 Në ora: 18:20
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka shpërndarë një videomesazh në rrjetet sociale ku shkruan: “Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë.”

Ky reagim vjen pas aludimeve të portaleve që një nga familjarët e tij kishte lidhje me call center-in që u bllokua nga SPAK.

“Thënia e Ditës: ‘Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë.’

Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare”, shkruan Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat