Pëson hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet në QSUT

Shqipëria

Pëson hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet në QSUT

Më: 19 janar 2026 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Ka pësuar hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani.

Ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. (QSUT). 

Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat