Erë dhe dëborë në Kolonjë, rrëzohen degët e pemëve në aksin Ersekë-Rehovë, vështirësohet qarkullimi

Shqipëria

Erë dhe dëborë në Kolonjë, rrëzohen degët e pemëve në aksin Ersekë-Rehovë, vështirësohet qarkullimi

Më: 21 janar 2026 Në ora: 14:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë-Rehovë të bashkisë Kolonjë, janë krijuar problematika si pasojë e rrëzimit të degëve të pemëve.

Zjarrfikësit e Kolonjës kanë ndërhyrë deri më tani për hapjen dhe pastrimin e rrugë.

Ndërsa mësohet se tashmë rruga është e qarkullueshme pa probleme.

Nga ana tjetër, instancat bëjnë thirrje për kujdes dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat