"24 janari ditë shumë decizive"/ Këlliçi: Irena Gjoka ushtare kamikaze e Ramës

Shqipëria

"24 janari ditë shumë decizive"/ Këlliçi: Irena Gjoka ushtare kamikaze e Ramës

Më: 21 janar 2026 Në ora: 19:09
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në takimin e zhvilluar me dmoekratët në selinë e PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në takimin e zhvilluar me dmoekratët në selinë e PD-së ka folur për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Këlliçi tha se Gjoka nuk është një gjyqtare por një ushtare e Ramës që ka goditur në mënyrë të vazhduyeshme opozitën. Demokrati deklaroi se gjyqtarja Gjoka izoloi për 333 ditë pa të drejtë Sali Berishën.

Më tej, Këlliçi u shpreh se sulmet e bëra, ia dolën që të ndalonin opozitën për një moment.

Deputeti u ndal dhe te zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quajti farsë zgjedhore. Këlliçi u shpreh se pavarësisht farsës zgjedhore, gjysmë milionë shqiptarë i besuan Partisë Demokratike.

Duke u ndalur te protesta e 24 janrit, Këlliçi e quajti një ditë shumë decizive, që shenon nisjen e një sfide shumë të madhe. Deputeti tha se po luftohet për demokratët, por dhe për socialistët e ndershëm.

 

 

“E mbani mend mirë betejën e PD për 20 muaj me radhë për të denoncuar goditjen që i ndodhte në mënyrë permanente opozitës jo nga një gjyqtare, por nga një ushtare e Ramës. Kjo gjyqtare e padenjë, kjo kamikaze është në detyrë vetëm për të goditur opozitën. Kjo gjyqtare e izoloi për 333 ditë Sali Berishën pa të drejtë. Sot na jepet të drejtë. Ia dolën që për një moment ta ndalonin Partinë Demokratike. Dhe në një farsë elektorale si 11 maji ne na besuan gjysmë milioni shqiptarë, njerz guximtarë që sërish kërkuan ndryshimin.

Kemi një sfidë shumë të madhe, t’i prijmë kësaj beteje. 24 janari ditë shumë decizive.

Në forumin e Davosit, ndërkohë që dëqgjoje në fjalimin e Trump se bota po përjeton ndryshime shumë të madhe dhe planet e Trump për zhvillimin e kombeve mendon po Shqipëria ku hyn në këto zhvillime. Ne jemi jashtë çdo iniciative të tillë, jemi jashtë çdo renditje. Mbarë bota flet për zhvillim ne kemi një park bosh në Xhafzotaj. Është e paimgjinueshme sesa mbara ka mbetur Shqipëria për shkak të Ramës. Në Shqipëri nuk bëhen zjgehdje për shkak të Ramës. Është shumë e vështirë të jesh opzita, një një Shqipëri të plakuyr dhe të mpakur. Është shumë e vështiurë të ngresh zërin kudnër qeverisë. Ju anëtarësia jeni shpresa për çdo qytetar. Duke nisur nga data 24 janar e në vijim shqiptarët do t’ia dalin betejës së tyre. Jemi këtu dhe për socialistët e ndershëm”, tha Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat