Berisha publikon pamje nga protesta: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros

Shqipëria

Berisha publikon pamje nga protesta: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros

Më: 26 janar 2026 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur këtë të hënë me disa pamje  nga protesta e 24 janarit përpara kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha thotë se ‘drita e uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros dhe narko-qeverisë së tij’.

Kujtojmë që ditën e shtunë PD dhe opozita protestuan për tre orë para kryeministrisë dhe para parlamentit.

Protesta u shoqërua me tensione, pasi një grup militantësh hodhën molotov në drejtim të godinës së kryeministrisë, ndërsa policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. I njëjti skenar u ndoq edhe para parlamentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat