“Kolegët e opozitës kanë ikur të shohin Big Brother”/ Zegjine Çaushi debaton me Blushin në Parlament

Shqipëria

“Kolegët e opozitës kanë ikur të shohin Big Brother”/ Zegjine Çaushi debaton me Blushin në Parlament

Më: 27 janar 2026 Në ora: 23:09
Zegjine Çaushim Blushi

Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ndërsa mbante fjalës e saj në Kuvend, është shprehur se deputetët e opozitës kanë lënë karriget bosh që të ikin të shohin ‘Big Brother’.

Ndërsa Tedi Blushi ishin duke qëndruar në këmbë dhe priste të merrte fjalën e tij, Çaushi i është drejtuar duke i thënë se dhe ai ka arsye të ikë dhe të shohë ‘Big Brother’-in.

“Këta kolegët tanë të opozitës, ikën tani se filloi dhe Big Brother dhe kanë një arsye më shumë për ta ndjekur. Kurse ne kemi marrë përgjegjësi reale.

Po Tedi po ke arsye ta ndjekësh Big Brother, me ty e kisha. Radio Lushnja, e di unë që nuk kap ajo po kalove te ura e Rrogozhinës dhe tutje”, u shpreh Çaushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat