Bardhi: Komisioni mori refuzimin e prerë nga SPAK për “inspektimin”

Shqipëria

Bardhi: Komisioni mori refuzimin e prerë nga SPAK për “inspektimin”

Më: 30 janar 2026 Në ora: 18:23
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas refuzimit që SPAK i ka bërë kërkesës së disa deputetëve për të “inspektuar” këtë institucion.

Bardhi shkruan se asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara.

REAGIM

Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat