Ndërroi jetë në vendin e punës, zbardhet vdekja e 57-vjeçarit në Bulqizë: Roja e sigurisë së subjektit, Bashkim Keta rrëshqiti nga lartësia

Shqipëria

Ndërroi jetë në vendin e punës, zbardhet vdekja e 57-vjeçarit në Bulqizë: Roja e sigurisë së subjektit, Bashkim Keta rrëshqiti nga lartësia

Më: 31 janar 2026 Në ora: 17:54
Stog kromi në Bulqizë

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku 57-vjeçari Bashkim Keta u gjet pa shenja jete në një stog kromi.

Blutë bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme dyshohet se viktima Keta ka rrëshqitur nga një lartësi e për pasojë ka humbur jetën.

"Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B. K., 58 vjeç, i cili punonte roje private te një subjekt minerar. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe për pasojë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Përpara reagimit zyrtar të policisë, u dyshua se Bashkim Keta humbi jetën për shkak të një arresti kardiak që e kishte goditur papritmas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat