Lungomare pa drita, punimet në ujësjellës shkaktojnë defekt të linjave të energjisë

Shqipëria

Lungomare pa drita, punimet në ujësjellës shkaktojnë defekt të linjave të energjisë

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 10:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike.

Kështu duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në zonën e Lungomares.

Pas konstatimit të defektit, në terren kanë mbërritur grupet e OSSHE-së, të cilat po punojnë për rikuperimin dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, kur firma që po shtron linjat e ujësjellësit dëmton kabllot e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit dhe duke lënë pa energji abonentët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat