Ish-Presidenti Alfred Mojsiu dërgohet në urgjencën e QSUT! Shtrohet në pavionin e Kardiologjisë

Shqipëria

Ish-Presidenti Alfred Mojsiu dërgohet në urgjencën e QSUT! Shtrohet në pavionin e Kardiologjisë

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 20:06
Ish-Presidenti Alfred Mojsiu

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore që ka shfaqur.

Ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Sipas burimeve, për momentin parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.

“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat