Elbasanin e zë “gripi”/ Virusi shkakton sëmundje te banorët, shtrime jashtë kapaciteteve të spitaleve

Shqipëria

Elbasanin e zë “gripi”/ Virusi shkakton sëmundje te banorët, shtrime jashtë kapaciteteve të spitaleve

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Janari ka shënuar kulmin e sezonit të gripit i cili ka prekur në gjendje të rënduar sidomos fëmijët.

Ndryshe nga vitet e tjera, virusi ka qenë më i fortë me temperaturë të lartë dhe të vështirë për tu menaxhuar dhe një sëmundje e zgjatur në kohë.

Përpos këshillave të zakonshme të përdorimit të lëngjeve dhe ushqimeve të shëndetshme, mjekët rekomandojnë prindërit, të mos dërgojnë fëmijët në shkolla e kopshte kur janë të sëmurë.

Përpos qendrave shëndetësore ku çdo mjek viziton çdo ditë rreth 40 fëmijë, pediatria e Elbasanit, si rrallë herë, këtë janar ka pasur raste të shtrimeve tej kapaciteve ndërsa fluksi i përditshëm ka shkuar nga 100-120 paraqitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat