Tryeza për bashkimin e opozitës, Lubonja skeptik: Nuk bëhet dot masa kritike!

Shqipëria

Tryeza për bashkimin e opozitës, Lubonja skeptik: Nuk bëhet dot masa kritike!

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Analisti Fatos Lubonja dha mendimin e tij për iniciativën e Ermal Hasimes dhe të tjerëve për bashkimin e opozitës ndaj qeverisjes Rama.

Në “Kjo Javë”, Lubonja shprehu skepticizëm, pasi sipas tij nuk krijohet dot masa kritike.

Kemi përballë një regjim sipas Lubonjës dhe duhet mposhtur veçse me protesta, madje të dhunshme si në 1997.

Lubonja: Kam një përvojë. Jap një mendim. Në vitin 97 kam qenë në forumin e demokracisë nga PS deri te e djathta e Petrit Kalakulës. 12 parti kur ishte kriza e piramidave. Janë gjëra të përbashkëta. Në atë kohë nuk ishim ne që i thirrëm ne do vini të bashkohem. Ishin këta, PS, që ndjenin një nevojë për të kapërcyer më tej. Duke bashkuar një diçka më e madhe. ishin ata që ndjenë nevojën dhe na thirrën ne.

Kishte një popull shumë të ekzaltuar. E para nuk i shoh partitë, PD thotë kemi liderin, kemi Berishën shpëtimtarin. E dyta, popull nuk ka. Të revoltuar. Ishin ata që na thonin ata, te sheshi. Ndërkombëtarët i ke deri tani shumë të mefshtë. Jemi keq për të bërë një gjë të suksesshme. Problemi është, nuk bashkohen ose do thuash kod zgjedhor, qeveri teknike, reformë territoriale, ose do thuash protesta. Mendoj se kemi regjim.

Dhe në regjim o duhet ngritur populli në forma të dhunshme si ‘97, ose nuk bëhet gjë. A ngrihet populli? Nëse ka njeri që i ka blerë intelektualët? Masë kritike ne nuk bëjmë dot. Një pjesë thonë kemi amerikanë prapa. Këtu është puna drejtësia ça do bëjë? Nëse Rama jep Ballukun dhe vetë qëndron, nuk besoj te drejtësia. këto më kanë lënë në rolin e gazetarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat