Berisha nga 'foltorja' e degës 8: 90% e shqiptarëve ëndrrën e shohin në BE, kjo vjen nga keqqeverisja

Shqipëria

Berisha nga 'foltorja' e degës 8: 90% e shqiptarëve ëndrrën e shohin në BE, kjo vjen nga keqqeverisja

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 19:24
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha, sot ka zhvilluar foltore e radhës në njësinë 8 dhe 10 në Tiranë, ky takim u zhvillua në kuadrin e protestës së radhlës e cila do të mbahet me 10 shkurt kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Në këtë situatë shpresa e vetme jemi ne. 90% e shqiptarëve endrrën e shohin në BE, dhe kjo vjen nga keqqeverisja e këtij regjimi.

E drejta elektorale është e njëjtë si e drejta penale, si e drejta civile. Ky ka faluar mld euro për zgjedhje.

Nëse e shndërron administratën në polici kërcënuese, zgjedhje nuk ka. Nëse ai bën bën farsë eletorale, ai nuk ka legjimitimet për të qeverisur”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat