Kushtetuesja nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

Shqipëria

Kushtetuesja nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 08:30
Pamje nga seanca

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Votat janë ndarë katër pro dhe katër kundër raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi 5 me 3, dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Kundër ankimimit të Ramës votuan:

Asim Vokshi

Marsida Xhaferllari

Ilir Toska

Sander Beci

Ndërsa pro ankimimit të Ramës votuan:

Fjona Papajorgji

Marjana Semini

Gent Ibrahimi

Sonila Bejtja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat