Detaje nga operacioni i madh i antidr*gës në Elbasan, një polic i lënduar gjatë ndjekjes

Shqipëria

Detaje nga operacioni i madh i antidr*gës në Elbasan, një polic i lënduar gjatë ndjekjes

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 21:33
Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë në Elbasan, ku së bashku me Policinë e Shkodrës çuan në goditjen e një grupi që dyshohej se merrej me trafik droge. Bëhet me dije se gjatë ndjekjes është lënduar një oficer policie. 

Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë tre persona. 

Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit të tyre në Bradashesh të Elbasanit u sekuestruan rreth 45 kilogramë kanabis, një armë luftarake me municion.

Si dhe një shumë parash dhe disa telefona celularë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat