Mashtrim me fondet e bujqësisë në Korçë, 36 mln lekë për një traktor me subvencion

Shqipëria

Mashtrim me fondet e bujqësisë në Korçë, 36 mln lekë për një traktor me subvencion

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 22:42
Ilustrim

Në 26 janar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e zotit Xhuma Halimllari nga Korça, që ushtron aktivitet në shitjen e fidanëve.

Në përpjekje për të blerë një traktor, aplikoi pranë AZHBR për subvencion, por aplikimi iu refuzua. Përmes një miku të përbashkët, ai u njoh me shtetasen Rediana Hysaj, e cila iu prezantua si punonjëse e AZHBR-së.

Mes tyre u lidh një kontratë konsulence, ku Xhuma Halimllari pagoi 36 milionë lekë të vjetra. Por subvencioni nuk u realizua, traktori nuk u ble dhe paratë nuk u kthyen. Kjo situatë zgjati rreth 5 vjet.

Nga verifikimet pranë AZHBR, rezulton, se Rediana Hysaj nuk ka qenë asnjëherë punonjëse e këtij institucioni dhe se nuk ka pasur asnjë aplikim të dytë pas refuzimit fillestar të Xhuma Halimllarit. Në bisedat e zhvilluara mes Rediana Hysajt dhe bashkëshortes së qytetarit, Rediana pranoi detyrimin financiar dhe premtoi kthimin e parave.

Por kjo nuk ndodhi. E kontaktuar në telefon, Rediana deklaroi, se nuk e ushtron më profesionin.Pas gjithë këtyre përpjekjeve, Rediana Hysaj kontaktoi djalin e Xhuma Halimllarit, duke premtuar kthimin e parave.

E në fakt pas transmetimit, qytetari na kontaktoi, për të na njoftuar, se mori 32 mijë eurot, që i kishte dhënë Rediana Hysajt.

“Mbas transmetimit të emisionit, unë kam marrë lekët. 32 mijë euro kam marrë”, tha Xhuma Halimllari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat