“Më hoqën nga puna”/ Punonjësja e pastrimit kërcënon nga kulla e ish-uzinës, policia i premton ndihmë

Shqipëria

“Më hoqën nga puna”/ Punonjësja e pastrimit kërcënon nga kulla e ish-uzinës, policia i premton ndihmë

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 14:31
Elona Bregu punonjëse e pastrimit

Momente tmerri janë regjistruar këtë drekë në Kuçovë ku një grua ka hipur në një kullë të ish-uzinës dhe këcënoi se do të vrasë veten.  Elona Bregu punonjëse e pastrimit, në gjendje në dukje tepër të rënduar psikologjike është shprehur se ,prej dy muajsh nuk kishte marrë pagën dhe kur e ka kërkuar është pushuar nga puna.

Koleget e saj të punës kanë deklaruar se pak ditë më parë se ato kanë shkuar në bashkinë e Kuçovës për të kërkuar pagën e cila u ishte vonuar, por më pas ishin pushuar edhe ato. 

“Nuk na kanë dhënë rrogën dhe na hoqën nga puna. Ne të tre që ishim në bashki, na hoqën. Na e prenë shkurt; ju hoqëm nga puna se shkuam në bashki. Ne në bashki nuk kemi sharë njeri. Para 4 muajve hoqën dhe 4 të tjerë. Ne në bashki nuk kemi sharë dhe as kemi qëlluar me gurë, kemi kërkuar vetëm rrogat tona. I thamë; çfarë po bëhet me rrogat tona”, tha kolegja e punonjëses së pastrimit. 

Ndëkohë që ka mbërritur në vendngjarje  policia bashkiake, të cilët zhvilluan negociata me 40-vjeçaren. Pas bisedimeve, ajo zbriti nga vinçi, si edhe iu premtua që do të rikthehej në punë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat