Sulmuan me armë policët në Morinë, GJKKO jep vendimet për 7 trafikantët

Shqipëria

Sulmuan me armë policët në Morinë, GJKKO jep vendimet për 7 trafikantët

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka marrë vendimin dhe ka dënuar 7 trafikanët të cilët në vitin 2023 sulmuan me armë policët kufitarë në Morinë.

Behet fjalë për pesë shtetas siriane dhe dy algjerianëve të akuzuar për organizim të trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për tentativën e vrasjes së pesë punonjësve të policisë, ndaj të cilëve hapën zjarr kur ishin në aksion, ngjarje e ndodhur më 25 maj të vitit 2023, në piken kufitare ‘Morinë’, Kukës.  

Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma – dënohet me 35 vjet burgim

Ayoub Bahhoo – dënohet me 35 vjet burgim.

Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan – dënohet me 35 vjet burgim

Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi – dënohet me 8 vjet burgim.

Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman – dënohet me 35 vjet burgim

Muhammed Nasir alias Nouh Graie – dënohet me 12 vjet burgim.

Nagid Alabdalah alias Abu Gira – dënohet me 8 vjet burgim

Pjesë nga njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma, Ayoub Bahhoo, Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan, Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi, Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman, Muhammed Nasir alias Nouh Graie dhe Nagid Alabdalah alias Abu Gira”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e

Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 12, datë 10.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vite burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.P, parashikuar nga neni 79/b dhe neni 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 vite burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.Sh, parashikuar nga neni 79/b dhe neni 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 vjet burgim.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit I.R, parashikuar nga neni 76 dhe neni 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 20 vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

12. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma dënohet me 35 vjet burgim.

13. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat