Vrasje, trafik droge dhe pastrim parash, vëllai i Suel Çelës pritet të ekstradohet sonte në Shqipëri

Shqipëria

Vrasje, trafik droge dhe pastrim parash, vëllai i Suel Çelës pritet të ekstradohet sonte në Shqipëri

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 21:43
Mario Çela

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, pritet të ekstradohet mbrëmjen e sotme nga Belgjika drejt Shqipërisë. Ai ndodhet i arrestuar në shtetin belg që prej vitit 2024, pas një operacioni të autoriteteve vendase në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese shqiptare.

Çela akuzohet për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale, përfshirë vrasje, trafik droge dhe pastrim parash. Emri i tij është përmendur në disa episode hetimore të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.

Mario Çela u arrestua në Belgjikë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe në vende të Bashkimit Europian.

Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat