Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas një këmbësor, transportohet në spital

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas një këmbësor, transportohet në spital

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 11:10
Policia

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Një mjet mësohet se ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.

Sipas të dhënave, i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat