Atentati me dy viktima në Rinas i kryer nga grup kriminal, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

Shqipëria

Atentati me dy viktima në Rinas i kryer nga grup kriminal, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar çështjen e vrasjes së Gilmando Danit dhe Muçi Sheqeri për kompetencë SPAK.

Kjo pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2025, teksa prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar është struktura e posaçme, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Atentati ndodhi te rrethrrotullimi i Rinasit në nëntor të 2025, ku humbi jetën në vend Gilmando Dani, dhe më pas në spital Muçi Shaljani alias Sheqeri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat