Boçi: Policia e shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që mbrojnë pronën e tyre

Shqipëria

Boçi: Policia e shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që mbrojnë pronën e tyre

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 17:26
Deputeti Luçiano Boçi, njëherësh i deleguari politik i PD në Shkodër, ka reaguar në lidhje me arrestimet e banorëve të Baks Rrjolit

Deputeti Luçiano Boçi, njëherësh i deleguari politik i PD në Shkodër, ka reaguar në lidhje me arrestimet e banorëve të Baks Rrjolit që janë në mbrojtje të pronës së tyre.

Reagimi i Luçiano Boçit:

Policia e shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që protestojnë.

Banorët e Baks Rrjoll-it kanë të drejtën e tyre të kërkojnë marrëveshje, sikurse të ndjekin hapat ligjorë për pretendimet pronësore.

Çdo akt dhune ndaj tyre është i patolerueshëm.

Çdo qytetar i ndaluar dhe i arrestuar duhet të lirohet menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat