“Duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes”/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndan mesazhin e Sekretarit Rubio

Shqipëria

“Duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes”/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndan mesazhin e Sekretarit Rubio

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 18:28
Sekretari i Shtetit në SHBA, Marco Rubio

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh të Sekretarit të Shtetit në SHBA, Marco Rubio nga fjalimi i tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Rubio foli në Mynih lidhur me partneritetin SHBA-Europë, ku theksoi se duhet një aleancë e ngritur më guxim drejt se ardhmes. Po ashtu u shpreh se duhet një aleancë e gatshme të mbrojë popujt, të ruajë interesat dhe të mbrojë lirinë e veprimit.

Postimi i plotë: 

“Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë.

Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë” - Sekretari i Shtetit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat