Çështja Balluku, Rama: Të hënën depozitojmë nismën për ndryshimet ligjore

Shqipëria

Çështja Balluku, Rama: Të hënën depozitojmë nismën për ndryshimet ligjore

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 09:58
Kryeministri Edi Rama në podkastin “FLASIM”

Kryeministri Edi Rama në podkastin “FLASIM” ka folur lidhur me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar ndërmarrjen e një nisme ligjore.

“Gjykata në ushtrimin e kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim. Por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, paralizohen nëse ministri pezullohet. Pra nëse ti thua që unë pezulloj një ministër, Presidentin, etj, faktikisht ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin.

Sepse nuk është pezulluar thjesht personi, por funksioni. Pikërisht për shkak të funksionit, emërimi apo shkarkimi i ministrit nuk është gjëkundi, në asnjë vend të botës, sepse nuk e ka nxjerrë kush një rast në një vend të botës që kjo kompetencë të jetë e një prokurori apo gjykatësi me një seancë paraprake. Pavarësia e gjyqësorit mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit.

Gjithsesi ne do kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën, bashkë me kryetarin e grupit Taulant Balla dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do i paraqitet fillimisht grupit parlamentar dhe do të jetë transparente për opinionin publik”, tha ai ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat