Mos harroni çadrat, shiu do të mbizotëroi në pjesën më të madhe të territorit! Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Mos harroni çadrat, shiu do të mbizotëroi në pjesën më të madhe të territorit! Parashikimi i motit për sot

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara në pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit.

Në jug në orët e para të mëngjesit reshjet priten me intensitet deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, hera-herës lokalisht deri mesatar me shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje në lartësitë mbi 500-700 metër dhejuglindje-jug në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i  forcës 3-5 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat