“Përdori funksionin publik për zgjedhjet”, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken socialiste

Shqipëria

“Përdori funksionin publik për zgjedhjet”, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken socialiste

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 12:26
Majlinda Bufi

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Rroskovec, Majlinda Bufi, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BakanWeb se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar është ulur në 1 vit burg.

SPAK ka kërkuar gjithashtu që dënimi të pezullohet dhe Bufi të mbetet në Shërbim Prove për 2 vjet, duke e bërë të mundur që ajo të mos shkojë në burg menjëherë.

Çështja lidhet me pretendime se kryebashkiakja ka përdorur resurse dhe funksione publike për qëllime politike gjatë periudhës zgjedhore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat