Aksident me vdekje në Thumanë-Kashar/ Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët

Shqipëria

Aksident me vdekje në Thumanë-Kashar/ Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 01:20.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve humbi jetën shtetasi me inicialet I. L., 48 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari.”, sqaron policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat