Këtë të enjte, në Uashington, mbahet takimi i parë i Bordit të Paqes, struktura e re ndërkombëtare e udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump, e cila synon mbikëqyrjen dhe stabilizimin e rajoneve pas konflikteve, përfshirë Gazën.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë takim nga ministri Ervin Demo, i cili ka ndarë imazhe nga udhëtimi në rrjetet sociale.
“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”, shkruan Demo.
Pjesëmarrja e zyrtarëve shqiptarë në këtë forum ndërkombëtar nënvizon përpjekjet e vendit për të qenë pjesë aktive në proceset e paqes dhe stabilitetit global.