Aksident i rëndë në rrugën Fier-Libofshë, vetura del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja!

Shqipëria

Aksident i rëndë në rrugën Fier-Libofshë, vetura del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja!

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Libofshë, në vendin e quajtur Rreth-Libofshë.

Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur, ndërsa ka lënë të plagosur drejtuesen A. P., e  cila është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit Rajonal Fier.

E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat