“Rama përdori gjuhën e Trump kur i përmendi prokurorin”- Analisti: Ngriti stekën te çështja e Kosovës për protagonizëm

Shqipëria

“Rama përdori gjuhën e Trump kur i përmendi prokurorin”- Analisti: Ngriti stekën te çështja e Kosovës për protagonizëm

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 21:58
Analisti Agim Baçi

Analisti Agim Baçi foli mbrëmjen e sotme në Kjo Javë lidhur me takimin inaugurues të Bordit të Paqes sot në Uashington, ku morën pjesë dhe liderët shqiptarë, kryeministri Rama dhe presidentja Osmani.

Duke u ndalur te fjalimi i Ramës, Baçi thekson se kryeministri ngriti stekën me çështjen e Kosovës në fjalim, teksa e shikon si një lloj protagonizmi.

Nga ana tjetër, shton se gjuhë e Ramës me përmendjen e prokurorit që hetoi Trump, e afron me gjuhën e këtij të fundit.

Agim Baçi: Kjo këtu u bë më shumë lajm se sa një bord. Pasi opozita kishte lajmëruar arrestimin e Ramaduros. Edhe reagimi i Kryeministri ishte i tillë që doli dhe tha. Ramaduro ça është. U kap Maduro. Edhe reagimi kur mori ftesën ishte shumë emocional më shumë se çdo ftesë tjetër. Fjalimi në një moment, për protagonizëm ngriti stekën për çështjen e Kosovës.

Përdori një analogji, ishte si një bisedë në Shqipëri, që prokurori që të hetoi ty kapi Thaçin. Për tiu afruar gjuhës së Trump, dhe shkoi te kjo stekë. I përmendi një prokuror që e ka sulmua publikisht. Por kur vjen në Shqipëri dhe i themi pse sulmon prokurorin. Kur vjen puna te Kosova, shumë mirë që e ngriti atje, mos të lejojmë që të marrë tjetër drejtim pesha e luftës për lirinë e Kosovës. Ai takimi i të treve nuk e di nëse mund të jetë rruga e duhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat