Gazetari zbulon frikën e Ramës nga qytetarët: Pas 12 vitesh qeverisje, ai ka..

Shqipëria

Gazetari zbulon frikën e Ramës nga qytetarët: Pas 12 vitesh qeverisje, ai ka..

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 23:54
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha tregoi sot se sipas informacioneve të tij, kryeministri Edi Rama i ka shtuar masat e sigurisë për veten.

I ftuar në nje emision televiziv, Hoxha tha se arsyeja e këtij vendimi është frika që ka Rama nga reagimet e qytetarëve pas 12 vitesh qeverisje.

Sipas gazetarit, ka një dallim të ndjeshëm me sigurisë që Rama kërkonte për veten në vitin 2013, kohë kur ecte në bulevarrd bashkë më ministrat e tij.

“Kur erdhi në 2013, një nga mesazhet që ai përcolli për të bërë dallimin me paraardhësin e vet, siç e mbani mend, hoqi gardhin rrethues të Kryeministrisë. Pastaj doli me ministrat e tij dhe ecte në këmbë në bulevard. E keni parë më të dalë kështu? Ai e di shumë mirë se cili është reagimi i qytetarëve dh se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 13 viteve. Masat e sigurisë së tij janë shtuar sidomos në daljet kur ka informacion se do të mblidhen qytetarë që janë të dëmtuar nga veprime apo projekte të Qeverisë. I ka shtuar në mënyrë të ndjeshme masat e sigurisë sepse i ka shkuar ky informacion. Ka pakënaqësi te qytetarët dhe ata mund të reagojnë, prandaj vepron duke mos e parashikuar dot reagimin e tyre”,-tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat