Vëllai i Suel Çelës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, shkak gjendja shëndetësore

Shqipëria

Vëllai i Suel Çelës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, shkak gjendja shëndetësore

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 12:42
Suel Çela e Mario Çela

I ekstraduar pak ditë më parë nga Belgjika, vëllai i Suel Çelës, Mario Çela, i është drejtuar gjykatës së posacme me kërkesë për zëvendësim të masës së Sigurisë për shkaqe shëndetësore.

Aktualish ai nuk është paraqitur në seancën që po zhvillohet dhe përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni ndërsa spak përfaqësohet nga Prokurori Altin Dumani.

Vetë Mario Çela po qëndron në Spitalin e Burgjeve, pasi ka pretenduar probleme shëndetësore. Mario Çela është vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK. Ai u arrestua disa kohë më parë në Belgjikë, në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për Mario Çelën.

Pak ditë më parë ndaj tij GJKKO i komunikoi masën e sigurisë “Arrest në burg” që ishte marrë ndaj tij në mungesë për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat