U sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo doli nga makina, njëri e goditi pas shpine dhe…

Shqipëria

U sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo doli nga makina, njëri e goditi pas shpine dhe…

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Egli Pashollarit ditën e sotme në kryeqytet.

Raportohet se viktima, sapo ka dalë nga makina e tij është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë.

Sipas raportimit të gazetares Xhensila Kodra për BalkanWeb se gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ndërsa ka humbur jetën rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat