Nuk ka të mbaruar gazi lotsjellës i policisë, protestuesit djegin autobotin e ujit

Shqipëria

Nuk ka të mbaruar gazi lotsjellës i policisë, protestuesit djegin autobotin e ujit

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 20:15
Pamje nga protesta

Opozita, e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte (20 shkurt) protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkoi largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në përmbyllje të protestës, militantët hodhën molotovë, fishekzjarre dhe sende të forta para godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar tensione ndërsa ka mbetur i lënduar një punonjës policie.

Sakaq, Policia e Shtetit ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë nën presion dhe gazlotsjellës, ndërsa forcat e rendit krijuan perimetër sigurie përreth Kryeministrisë.

Dhe e njëjta skenë është përsëritur edhe para godinës së Kuvendit, ku protestuesit me t’u mbledhur atje nisën përplasjet me policinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat