“Udha e Kryqit” në Rrjoll, riti i Kreshmëve mes lutjes dhe protestës së banorëve. Klerikët mbështesin komunitetin

Shqipëria

“Udha e Kryqit” në Rrjoll, riti i Kreshmëve mes lutjes dhe protestës së banorëve. Klerikët mbështesin komunitetin

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 18:06
Banorët

Drejtues të Kishës Katolike e besimtarë të Rrjollit në Velipojë, organizuan “Udhën e Kryqit”, ritin tradicional që bëhet në periudhën e Kreshmëve, duke i paraprirë Pashkës.

Pikërisht këtu ku sot dëgjohet lutja dhe hapat e ‘Udhës së Kryqit’, prej 20 ditësh dëgjohet edhe zëri i protestës.

Banorët ecin me kryqin në krah, duke kujtuar sakrificën e Jezus Krishtit… por edhe me lutje për familjen, jetën dhe të ardhmen e tyre këtu.

Të shqetësuar nga situatat e krijuara në Rrjoll, edhe drejtuesit e Kishës Katolike kishin një mesazh për banorët dhe për drejtësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat