“Si ka mundësi që iu anuluan të gjitha takimet në Washington”, Berisha për vizitën e Ramës në SHBA: Duhet të bësh transparencë

Shqipëria

“Si ka mundësi që iu anuluan të gjitha takimet në Washington”, Berisha për vizitën e Ramës në SHBA: Duhet të bësh transparencë

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 14:11
Sali Berisha

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Washington.

“Do t’i shtroj një pyetje, si ka mundësi që tu refuzuan të gjitha takimet në Washington, pa përjashtim të gjitha, përveç njërës dhe ajo me dyer të mbyllura.

Duhet të bësh transparencë shqiptarëve, nuk ishe në udhëtim privat por ishe përfaqësues në një forum prestigjioz siç është Bordi i Paqes.

Cila është arsyeja që tu refuzua çdo takim që kërkove, qoftë gjatë qëndrimit, qoftë paraprakisht. Unë e di që nuk do të flasësh, por heshtja jote flet më shumë se çdo gjë”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat