Dy persona dhunojnë 34-vjeçarin në Burrel pas debatit në lokal, shpallen në kërkim

Shqipëria

Dy persona dhunojnë 34-vjeçarin në Burrel pas debatit në lokal, shpallen në kërkim

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Dy persona kanë dhunuar me sende të forta 34-vjeçarin, pas sherrit për motive të dobëta në një lokal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat