Tre ditë bllokim, qarkullimi drejt Qafë Thanës paralizohet totalisht

Shqipëria

Tre ditë bllokim, qarkullimi drejt Qafë Thanës paralizohet totalisht

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Në një kohë kur lëvizja e mjeteve është devijuar drejt rrugës alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh,aksi Pogradec–Qafë Thanë paraqitet thuajse i boshatisur.

Ky aks i rëndësishëm që zakonisht përballon një fluks të lartë qarkullimi si lidhje kryesore mes juglindjes dhe Tiranës prej tre ditësh ka njohur një rënie të ndjeshme të fluksit të automjeteve.

Bllokimi i rrugës ka detyruar drejtuesit të ndryshojnë itinerar.

Ndërsa qarkullimi pritet të vijojë të mbetet i ndërprerë për shkak të situatës së rënduar në zonën Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd–Pogradec.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat