Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona

Shqipëria

Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dheverilindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat