Zëdhënësja e PD: 956 mln euro u hodhën në asfalt që po shembet dhe po rrezikon jetët e shqiptarëve!

Shqipëria

Zëdhënësja e PD: 956 mln euro u hodhën në asfalt që po shembet dhe po rrezikon jetët e shqiptarëve!

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 15:24
Genta Vangjeli

Partia Demokratike ka denoncuar tenderët abuzivë të qeverisë dhe ministres së linjës Belinda Balluku, për infrastrukturën rrugore në vend që po shembet dhe prej ditësh ka izoluar juglindjen.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në selinë blu, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat vuri në dukje se janë shpenzuar të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve në projekte rrugore dhe asfalt që sot po shembet dhe po rrezikon jetët e shqiptarëve.

“Të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë hedhur në asfalt që sot po shembet, po rrëshqet dhe po rrezikon jetën e qytetarëve. Projektet rrugore të propaganduara si “vepra madhore” po rezultojnë simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve serioze për abuzim me fondet publike”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Më tej Vangjeli listoi investimet rrugore që kanë probleme me çarja dhe shembje aktualisht, si dhe kostot e tyre në buxhet. Ajo shtoi se tani është koha e llogaridhënies, duke ftuar të gjithë shqiptarët që më 28 shkurt të mblidhen në shesh për protestën e opozitës.

“Edi Rama dhe qeveria e tij kanë pasur 13 vite kohë për t’u treguar shqiptarëve se çfarë mund të bëjnë për vendin. Pas 13 vitesh, bilanci është i qartë: rrugë të shembura, kosto të fryra, korrupsion dhe mungesë llogaridhënieje. Shqiptarët meritojnë rrugë të sigurta, jo projekte që rrëshqasin bashkë me dherat. Koha e llogaridhënies nuk mund të shtyhet më. Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në shesh”, u shpreh Vangjeli.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

“Të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë hedhur në asfalt që sot po shembet, po rrëshqet dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.

Projektet rrugore të propaganduara si “vepra madhore” po rezultojnë simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve serioze për abuzim me fondet publike.

Në vend të infrastrukturës së qëndrueshme, qytetarëve po u serviren investime që dëmtohen vetëm pak muaj apo vite pas inaugurimit.

Vetëm në muajt e fundit janë raportuar shembje apo dëmtime në këto akse:

Rruga e Arbrit – Tuneli i Murrizit, inauguruar 1 vit më pare, kosto: mbi 300 milionë euro

Tuneli i Llogarasë – inauguruar 19 muaj më parë

Kosto: mbi 200 milionë euro

Tuneli i Skërficës rruga Kardhiq-Delvinë– hapur 3 vite më parë, kosto: rreth 145 milionë euro

Rruga Qukës–Qafë Plloçë – inauguruar 5 muaj më pare, kosto: rreth 260 milionë euro

Aksi Librazhd – Pogradec kosto: rreth 50 milionë euro

Aksi Maqellarë – Peshkopi (Luzni) – inauguruar 9 muaj më parë kosto: 10 milionë euro

Unaza e Burrelit – inauguruar 6 muaj më parë

Kosto: 1.2 milionë euro

Aksi Usojë – Mallakastër – inauguruar 5 muaj më parë kosto: 650 mijë euro

Aksi Kuç – Qeparo (segmenti që lidh lumin e Vlorës me Himarën) – inauguruar para 6 vitesh

Kosto: 35.4 milionë euro

Aksi Vllahinë – Poçem – çarje 2 vite pas ndërtimit , kosto: 4.7 milionë euro

Prej më shumë se 5 ditësh, qarkullimi në juglindje të vendit ka qenë i bllokuar, duke dëmtuar qytetarët dhe ekonominë lokale.

Kjo nuk është thjesht çështje infrastrukture.

Kjo është çështje përgjegjësie.

Kur rrugët shemben, nuk shembet vetëm asfalti — shembet besimi i qytetarëve, dëmtohet ekonomia kombëtare dhe rëndohet barra mbi taksapaguesit.

Ne kërkojmë:

Hetim të plotë për përgjegjësit teknikë dhe administrativë të këtyre projekteve. Garanci reale sigurie për qytetarët që përdorin këto akse rrugore.

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë pasur 13 vite kohë për t’u treguar shqiptarëve se çfarë mund të bëjnë për vendin.

Pas 13 vitesh, bilanci është i qartë: rrugë të shembura, kosto të fryra, korrupsion dhe mungesë llogaridhënieje. Shqiptarët meritojnë rrugë të sigurta, jo projekte që rrëshqasin bashkë me dherat.

Koha e llogaridhënies nuk mund të shtyhet më. Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në shesh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat