Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier

Shqipëria

Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një endacak i identifikuar si Qirjako Ferti, është gjetur pa ndjenja mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fierit me shenja të dukshme dhune.

Të alarmuar kalimtarët e rastit kanë njoftuar menjëherë ambulancën e cila e ka transportuar drejt spitalit Rajonal Fier.

Sipas të dhënave nga bluzat e bardha, 60-vjeçari i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka marrë ndihmën mjekësore edhe një javë më parë ku është paraqitur në urgjencë në gjendje të rënduar.

Ndërkohë policia po punon për të sqaruar rrethanat nëse i moshuari është dhunuar apo vetë-dhunohet në kushtet e depresionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat