Deputetja e PS merr fjalën në Kuvend, opozita vendos këngën “Çun Mulaj”

Shqipëria

Deputetja e PS merr fjalën në Kuvend, opozita vendos këngën “Çun Mulaj”

Më: 2 mars 2026 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Deputetja e PS Aulona Bylykbashi mori fjalën në seancë, duke u ndalur te shqetësimet e qytetarëve të zonës së Elbasanit, qarkun që ajo përfaqëson.

E ndërsa ajo po fliste, nga ulëset e opozitës dëgjohej kënga e Gjeto Lucës, “Çun Mulaj”.

“E vlerësoj shumë këtë muzikën.

Por besoj se po flas për një çështje të qytetarëve që i takon edhe opozitës dhe pozitës”, tha ajo, duke vijuar fjalën e saj në foltore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat