Dhuna mes zyrtarëve të IKMT-së/ Afrim Qendro i shkarkon nga detyra

Shqipëria

Dhuna mes zyrtarëve të IKMT-së/ Afrim Qendro i shkarkon nga detyra

Më: 3 mars 2026 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektimit të Mjedisit në IKMT, Klesti Çela.

Shkarkimi ka ardhur pas sherrit të ndodhur ditën e sotme mes Çelës dhe drejtort të Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Meta. Ky i fundit u dhunua nga Çela dhe përsona të tjerë.

Një tjetër i shkarkuar pas kësaj ngjarje është dhe Ervin Bixha, këshilltar pranë kryeinspektorit të IKMT-së.

Ndërsa Fatmir Meta është pezulluar nga detyra.

Burime zyrtare i thanë CNA-së që sherri midis zyrtarëve ka ndodhur në lidhje me çështjen e dherave.

Sherr i nisur pas një urdhri të dhënë nga kreu i IKMT-së për kontrollin dhe inspektimin e të gjitha zonave ku po hidhen dhera prej një viti pa kriter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat