Kontrolle në hyrje-dalje të qytetit, policia 'shënjestron' automjetet luksoze

Shqipëria

Kontrolle në hyrje-dalje të qytetit, policia 'shënjestron' automjetet luksoze

Më: 5 mars 2026 Në ora: 20:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Daljet dhe hyrjet e Vlorë janë blinduar mbrëmjen e sotme nga forca të shumta policie, të cilat po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.

Në aksion janë angazhuar efektivë të Policia e Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia rrugore, me fokus tek automjetet me xhama të zinj, makinat luksoze dhe persona me precedentë penalë.

Sipas policisë, operacioni synon parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë në qytet.

Vijon...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat