I riu shkrep armën e zjarrit në rrugë, plagoset 45-vjeçari, autori arratiset

Shqipëria

I riu shkrep armën e zjarrit në rrugë, plagoset 45-vjeçari, autori arratiset

Më: 5 mars 2026 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ata janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat