"Beteja jonë nuk ndalet"/ Lapaj në protestë përpara Kryeministrisë: Në shesh kundër hajdutërisë

Shqipëria

"Beteja jonë nuk ndalet"/ Lapaj në protestë përpara Kryeministrisë: Në shesh kundër hajdutërisë

Më: 6 mars 2026 Në ora: 20:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Shqipëria Bëhet" ka dalë sërish në protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat përpara Kryeministrisë.

Lapaj gjithashtu bëri thirrje për bashkim të qytetarëve, teksa shtoi se beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet.

“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat